Teksa policia e Tiranës konfirmoi se ka arrestuar 23 protestues, qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile kanë mbledhur te drejtoria e Policisë së Tiranës ku kërkojnë lirimin e të arrestuarve. Një prej protestuesve tha se në polici aktualisht ishin 36 protestues, mes tyre edhe gra.

“Një vajzë që akuzohej për një akuzë u la e lirë, tjetra për 4 akuza. Një prej vajzave kishte sharë shefin e policisë. Po ushtrohet dhunë psikologjike që ne të heqim dorë nga protesta. Të jenë të sigurt se ata të arrestuar nuk rrezikojnë asgjë. Janë 36 të arrestuar.”, tha protestuesi.

Ndërkohë, pedagogu Ervin Goci tha se Rama bëri sot një sjellje të shëmtuar me furnizuesit e naftës, duke shtuar se iu dha mesazhin duke treguar se; i ka në dorë.

“Ata arrestojnë aktivistë, juristë, që i shërbejnë kauzave të devotshme të vendit. Nëse flasin për konferenca për dialog, ajo që po mbizotëron dhuna. Nuk kemi ardhur që t’i japim sandiuçin, por që t’i themi se jemi bashkë. Universitarë, studentë po nisen për protestë. Baza nuk është Tirana, por e gjithë Shqipëria. Nafta nuk është rritur as në Ukrainë, atje ku bjenë predha. S’do e lejojmë që këtë shtet ta marrë në dorë ai që e quan veten sulltan. Këta janë sulltanë që duan të dominojnë një copë tokë që e konsiderojnë dhe ta ‘mjelin’ si të duan.”, tha pedagogu Ervin Goci.

Kujtojmë se dje protestuesit bllokuan disa rrugë ne shenje kundershtie per rritjen e cmimeve, ndaj edhe disa prej tyre u arrestuan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb