Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve të rrëmbyer nga forcat serbe gjatë ditës së sotme.

Haxhiu u është drejtuar ndërkombëtarëve që të reagojnë në lidhje me ngjarjen, të cilën e ka quajtur një provokim nga ana e Beogradit me qëllimin për të destabilizuar situatën në veri të vendit.

“Zyrtarët policorë duhet të lirohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe veprime të tilla agresive duhet të ndalojnë. Serbia kriminale ka kidnapuar tre pjesëtarë të Policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviç. Për provokime të tilla, të organizuara nga Serbia me qëllimin për destabilizimin e situatës në veri, faktori ndërkombëtar duhet të përgjigjet”, ka shkruar ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb