Një burrë është arrestuar nga policia e Beratit me akuzën për ngacmim seksual ndaj një minoreni.

Sipas të dhënave zyrtare, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi i shtetasit P.P., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 15-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb