HIMARË

Policia në Himarë ka vënë në pranga një 53-vjeçar dhe ka sekuestruar 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitilë zjarrpërcjellës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që posedojmë lëndë eksplozive apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Detonatorët”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 53 vjeç, banues në Himarë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në bodrum, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezës dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb