Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia Besiana Kasami ka qëndruar 24 orë nën arrest në Policinë e Tiranës, pasi kishte përdorur armë gjatë xhirimeve të kripit të saj të ri.

E njohur ndryshe si Big Mama, ajo ka realizuar klipin e fundit në Tiranë në bashkëpunim me humoristin Bes Kallaku dhe këngëtarin Rati.

Ishte vetë artistja ajo që ka vënë në lëvizje policinë me një foto të publikuar në faqen e saj të “Facebook” të shkëputur gjatë momenteve të klipit. Fotoja shoqërohej me shkrimin “Kallash i vërtetë. Ilja dhe Bigi. Mësohet se ajo është liruar më pas falë ndërhyrjes së policisë së Maqedonisë.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: