*Avokati Theodhori Sollaku: Ndalimi i Arben Relit, i paligjshëm
TIRANE –
Biznesmeni Arben Reli, administrator i firmës “Hydrosistem”, është vënë në pranga, pasi policia konstatoi se në kompleksin e vilave të ndërtuar prej tij, po vijonin punimet, pavarësisht se nga komuna e Farkës i është pezulluar e drejta për të vazhduar punën.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se kompleksi i ndërtuar prej 51-vjeçarit Arben Reli ndodhet në zonën e Farkës, tek lagja e Çollakve.

Shërbimet e Postës së Policisë në Farkë, kanë kryer veprimet proceduriale ndaj shtetasit Arben Reli, dhe materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndërtim pa leje” parashikuar nga Neni 199/a,b i Kodit Penal

Nw njoftimin zyrtar tw policisw thuhet: “Me datë 19.02.2016, u arrestua shtetasi: – Arben Reli, 51 vjeç, banues në Tiranë. Në zonën e Farkës, tek lagja e Çollakve, shtetasi Arben Reli, administrator i firmës “Hydrosistem”, u konstatua se në kompleksin e vilave të ndërtuar prej tij, po bëheshin punime, ndërkohë që me datë 16.07.2015 nga komuna e Farkës i është pezulluar e drejta për të vazhduar punime në kompleksin e vilave dhe akoma nuk ka marrë një aprovim për rifillim të punimeve.
Ku konkretisht janë konstatuar disa punime në fasadën e një vile, nga shtetasit:
– A. C., 31 vjeç, banues në Tiranë
– P. R., 39 vjeç, banues në Tiranë
– F. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë
– F. P., 26 vjeç, banues në Tiranë
Shtetasit e lartë përmendur ishin punonjës të një firme të nën kontraktuar nga shtetasi Arben Reli, për të vazhduar punimet në kompleksin e vilave, ndonëse nuk i ishte miratuar.”

Ndërkohë, avokati i biznesmenit Arben Reli, e ka cilësuar të paligjshëm ndalimin e klientit të tij. Sipas avokatit Theodhori Sollaku, në pranga duhet të shkojnë që urdhëruan arrestimin e Relit.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb