PUKE- Arrestohet elektricisti i bashkisë së Fushë-Arrëzit. Arrestimi i elektricistit erdhi për lidhje të paligjshme të energjisë në shkollën në Fushë-Arrëz, si dhe nisi procedimi penal për zëvensdrejtoreshën e kësaj shkolle.

Mësohet se zëvëndësdrejtoresha akuzohet se ‘pengoi hetimet’ e policisë për të kryer verifikimin për lidhjen e paligjshme ne shkollë.

Sipas informacioneve të policisë, bashkia lidhi energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme në shkollë, edhe pse ajo u preh nga aksioni i ndërmarrë nga forcat blu dhe Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb