Një izraelit është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka hakuar kompjuterat e personave të famshëm, duke përfshirë edhe Madonën dhe se ka shitur këngë ende të papublikuara të këngëtares online.
Policia izraelite tha se burri dyshohet se ka vjedhur punë nga shumë yje të tjerë ndërkombëtarë.
Një hetues privat konfirmoi se Madonna ishte mes personazheve të hakuar nga ky person.
Këngëtarja u shpreh e lumtur pas kësaj dhe se u ishte mirënjohëse atyre që arrestuan personin. Ajo e përshkroi eksperiencën si shkatërruese dhe të dhimbshme.
Asher Wizman, pronari i një firme hetimi në Izrael tha për Reuters se ishin kontaktuar nga ekiipi i Madonna­s disa javë më parë kur pati zëra se vjedhja bëhej nga një kompjuter në Izrael.
” Investiguesit tanë gjetën se kompjuterat e saj, në shtëpi dhe në studio ishin thyer nga një kompjuter në Izrael. Ne gjurmuan kompjuterin dhe burrin që fshihej pas tij. Pasi mblodhëm provat e nevojshme, ia adresuam ato policisë dhe burri u arrestua”.
Por emri i 39­vjeçarit nuk është bërë publik ende nga autoritetet, edhe pse mediat lokale thonë se ai ka qenë ishpjesëmarrës në një talent shou në Izrael.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: