Vazhdon marshi i protestuesve në rrugët e Tiranës, sot në ditën e 129 të tubimit.
Ata aktualisht ndodhen pranë Drejtorisë së Policisë, teksa bëjnë thirrje të forta.
“Arrestoni Ballukun”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, janë disa nga thirrjet e tyre.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe keqqeverisje.
