Mund të jetë Pierre-Emerick Aubameyang arsyeja e vonesës së zyrtrarizimit të Alexis Sanchez si futbollist i Manchester United apo City-t. Sipas raportimeve të fundit Arsenal ka arritur marrëveshjen me futbollistin nga Gaboni dhe shumë shpejt në rast se bihet dakord edhe me Dortmund-in mund t’i hapet rruga për tu larguar kilianit Sanchez.

“The Sun” shkruan se pas krisjes totale me klubin gjerman Aubameyang ka gjetur termat e përbashkëta me Arsenal dhe në ditët në vijim mund t’i bashkangjitet ekipit të Arsene Wenger.

Sulmuesi 28-vjeçar është lënë jashtë formacionit nga Dortmund për herë të tretë gjatë këtij sezoni duke humbur takimin me Ëolsburg, situatë e cila ka agravuar më shumë marrëdhëniet mes palëve. Në të tillë gjendje është vetë Aubameyang që ka kërkuar të largohet dhe Arsenal po tenton të përfitojë.

Me Dortmund-in që nuk mundet të mbajë më në skuadër sulmuesin afrikan pritet zhvillime shumë interesante nga “Premier League”. Efekti domino i menjëhershëm mund të jetë largimi i Sanchez nga “topçinjtë”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb