4 fitore në 4 ndeshjet e fundit në Premier League, rikthejnë edhe një herë fuqishëm Arsenal në garën për titull. Me 52 pikë, “topçinjtë” ndodhen 2 pikë larg Liverpool-it kryesues. Ekipi i Arteta-s ishte i papërmbajtshëm në transfertë përballë West Ham duke shpartalluar “çekanët” me rezultatin e thellë 0-6. Saliba zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të, ndërsa Saka në të 41-të fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë e penalltisë dyfishoi shifrat. Pjesa e parë nuk kishte fund, pasi Arsenal shënoi dhe dy herë të tjera, Gabriel në të 44-tën trefishoi shifrat, ndërsa Trossard me një ekzekutim fantastik kompletoi “pokerin” e golave brenda fraksionin e parë.

West Ham ishte i pafuqishëm për t’u rikthyer në lojë, ndërsa në fraksionin e dytë, Arsenal shënoi edhe dy herë të tjera. Në minutën e 63-të, Saka kompletoi “dopietën” e tij personale dhe golin e pestë për “topçinjtë”, ndërsa Declan Rice me një super gol sigloi shifrat përfundimtare në 0-6. Suksesi i Arsenal pushtoi faqet e para të mediave angleze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një fitore të rëndësishme për objektivin Champions siguroi edhe Man.United. “Djajtë e kuq” mposhtën një rival direk si Aston Villa, për më tepër në transfertë. Hojlund kaloi United në avantazh në minutën e 17-të. Në pjesën e dytë, në minutën e 67-të, Douglas Luiz barazoi shifrat në 1-1. Në fund, në minutën e 86-të, McTominay i hedhur në fushë si zëvendësues realizoi golin e fitoren për Man.United. Fal këtij suksesi, Man.United ngushton në 5 pikë diferencën me Aston Villa-n, dhe minus 6 pikë nga Tottenham i vendit të katërt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb