Arsenal rikthehet shpejt te fitorja, thyen Nottingham me rezultatin e thellë 5-0 duke u ngjitur sërish në majë të Premier League, në kuotën e 31 pikëve, plus 2 në raport me Man.City.

Ekipi i Arteta-s ishte shpërthyes që në start, 5 minuta i mjaftuan Martinellit për të kaluar “topçinjtë” në avantazh. Në minutën e 27-të, Saka doli nga fusha i dëmtuar, ndërsa zëvendësuesi i tij, Reiss Nelson u kthye në protagonist absolut në pjesën e dytë teksa realizoi një “dopjetë” brenda pak minutash. Partey dhe Odegaard realizuan edhe dy herë të tjera për Arsenal duke sigluar shifrat në 5-0.

Një fitore të rëndësishme në këtë javë të Premier League siguroi edhe Man.United. Me Ronaldo-n titullar dhe 90-minuta në fushë, “djajtë e kuq” mposhtën West Ham me rezultatin minimal 1-0. Golin trepikësh për ekipin e Ten Hag e realizoi Marcus Rashford.

Saka dhe Rashford ishin dy personazhet kryesorë në të përditshmet angleze. Dëmtimi që pësoi talenti i Arsenal po përjetohet me ankth në radhët e përfaqësueses angleze pasi rrezikon ndjeshëm prezencën e tij në Botëror.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb