Pashe para do koheve nje fytyre te krekosur ne TV qe e quante çdo vlere te krijuar nga arti dhe letersia e para viteve 1990 si kriminale, te zeze, qe s’duhet lejuar t’i shkoje lexuesit dhe spektatorit. Dikush, madje, nga zelli per te mohuar gjithçka, e quan ate me nje term a metafore zologjue si “mishngënëse”. Gjithe keta mbi 30 vjet pas pluralizmit vjen e rivjen po ai debat nese duhen apo jo te shfaqen, per shembull, filmat shqiptare te prodhuar para vitit 1990. Ose a ia vlen letersia, poezia me e bukur e kesaj kohe te ribotohet, te futet ne tekste shkollore, te percillet te gjenerarat e reja?! Me eshte dukur perhere nje debat shterp, madje i manipuluar njeanesisht.

Ç’jane keta kinse kritike e kinse estet, me grada a pa grada, qe e gjykojne letersine dhe artet kaq vrazhde. Me nje te rene shpate a lapsi keta kinsa duan te suprimojne gjithe mundin, talentin, djersen, idete, emocionet e shkrimtareve dhe artisteve shqiptare, vlerat estetike e humane te shenuara me aq pasion e fantazi, madje me mençuri dhe jo rralle me gjuhen ezopike te alegorive etj. Kaq budallenje qenkan njerezit sot, pas 34 vjetesh, se na u influencuakan nga ideologjia komuniste me nje shkelje syri dhe nuk e dalluakan dot ate dinosuar qe u rrezua nga kalbja dhe sterpesha e vet?! Po pse, artin vetem me kritere politike hala do ta vleresojme, si dikur. Nuk di njeriu i sotem, i njemije e nje dritareve, qasjeve, hapesirave, te bej diferencimin e vet dhe te kuptoj ç’eshte shtinjake, e mbivendosur dhe e imponuar, nga ajo qe eshte thelb i artit te letersise dhe kinemase, nga imazhi, mjedisi, zakonet, doket, historia, etika, gjesti social, humanizmi, marredheniet ne familje, dashuria e plot e plot vlera te tjera? Po cili nga keta lilipute e zevendeson madheshtine e letersise se Kadarese. E shajne dhe e stershajne Kadarene, marrin pozat e njohesve te letersise, madje bejne vete letersi, shkruajne romane paçavure, mediokre, krejt ne fasha ideologjike e politike, sa me zor e shtyn leximin e tyre. Letersia e ketij madhori te letrave shqipe sikur i verbon, i budallalleps dhe xhelozine e tyre e çon ne ligesi. Kush e shkruan aq bukur dhe me aq guxim nje “Pallati i endrrave”, nje “Gjeneral i ushtrise se vdekur”, nje “Prill i thyer”.

Kush e arrin gjuhen e Kadarese, ate koreografi te fjales, ate sintakse vallezuese, ate ligjerim qe te rremben e s’te le ta mbyllesh librin, ate sugjestion, magji dhe terheqje qe ti ndjen kur i lexon veprat e tij. Po si t’ia bejme hallit te kesaj letersie qe nderon gjeniumin e krejt nje kombi?! Si t’ia bejme Anagnostit, Gjikes, Priftit, Milkanit, Çashkut etj, qe jane te nje siperanie dhe formati qe veshtire te perseriten si Perralle nga e kaluara, Lulekuqet mbi mure, Udha e shkronjave, Koncert ne vitin 36, Mesonjtorja, Ne shtepine tone, Duaje emrin tend, Kur xhirohej nje film, Kapedani, Nentori i dyte, Flutura ne kabinen time etj, per te ardhur ne dhjetera te tjere, qe fale talentit te kineasteve tane, jane bere pjese e kujteses kulturore dhe shikohen me endje dhe sot. Spektatori dhe lexuesi i sotem di te ndaj grurin nga egjra, pa i bere “leksione” te merzitshme si neper shkolla apo “informacionet politike” te dikurshme, qe u bene aq te neveritshme dhe qesharake atyre koheve. Nese ka diçka qe ndihet se eshte nje genjeshter, mashtrim, iluzion i rreme, propagande, vetedija e spektatorit te sotem eshte e afte te beje skualifikimin. Por ai mund te marre nga ato romane, poezi dhe filma gjesende te tjera, qe konvergojne me perjetimet e tij te sotme, sepse letersia dhe arti, ndryshe nga konjuktura politike dhe propaganda, ja qe kane dhe ate tharm universal qe i ben te riciklohen dhe t’i qasen mendjes dhe shpirtit te publikut te sotem. E pse na duhet ta flakim filmin “Rruge te bardha”, meqe aty flitet per solidaritet njerezor qe nje fillerojtes mbetet i ngrire ne nje shtylle kinse per “pergjegjesine ndaj detyres”, dmth na qenka nje hero i trilluar komunist apo nje i ashtuquajtur “njeriu i ri”?

Pse valle nuk kishte njerez te tille atehere qe e shkrine jeten e tyre nen sakrifice, qe ishin punetore te mire, heshtake, te perkore, dhe bash aty qe pikerisht dhe vlera e tyre morale, etike? Pse duhet ta hedhim poshte heroin lirik te poezise se Drirero Agollit, qe do barin, fushen, lopen, bujkun, gruan Njeriun. Po poezia meditative e mbushur me trope letrare e Fatos Arapit. Ku ta çojme shollohovin shqiptar, jakov Xoxen?! E pse mos te na pelqeje, madje, edhe filma si “Horizonte te hapura”, paçka se ka aty nje hero te politizuar si teper, Uranin, qe vdes duke u kujdesur per Bigen Lundruese ku punonte. Valle s’di njeriu te kuptoje se ky hero, nese ia heq ca fraza prej komunisti, eshte, megjithate, nje njeri i mire, solidar, i thjeshte, qe sakrifikon. Po te tjeret ne kete Bige e ate kantjer a nuk e shprehin kohen e tyre bukur mire? Dhe keshtu do te vijoja me romane, tregime, poezi e filma te tjere, ku vertet ka ndotje e nje inkontaminim te pashmangshem nga idete e kohes, vertet heroi detyrohet te gelltite mendesi e slogane ne dialogje qe vinin nga trysnia e nje utopie te shpelare, te rrejshme te realizmit socialist, ndonjehere dhe te ndotura keq nga cipa e jarget e propagandes, por, nga ana tjeter, teksa i shikojme ne qasjet etike, humane e te brengave shpirterore, nuk kemi pra pse t’i flakim. Mund te perftohen syresh hepimet dhe dritherimat e shpirtit njerezor per te kerkuar pak klorofile ne blerimin e munguar te asaj kohe dhe jete. Ç’eshte ky idiotizem qe perseritet shpesh nga ndoca njerez qe kujtojne se me nje kinse “terapi shok” do shpetojne pubikun nga kultura e djeshme, duke harruar se keshtu e lene kete vend “pa kulture”, pa letersi dhe art, njesoj siç bene dje komunistet me Fishten, Koliqin, Konicen, M. Frashrrin, Merxhanin, Maleshoven e plot te tjere; se gjithçka dje ka qene veçse nje hiç i madh e i rrumbullt, se gjithçka duhet nisur nga fillimi i fillimit, per te mberritur te “fillimi i ri”, kjo psikoze spekulative qe ende s’na le te kthjellojme arsyetimin, posaçerisht kur jemi ne rrafshin estetik dhe gjuhen e artit. A s’paska kjo gjuhe, pra, nje “pavaresi” nga koha kur behet dhe se, per fatin e mire te letersise dhe arteve dje, ka fuqine e universialitetit me pritesin e vet te kohes tjeter, per shkak te bulbeve humane e shpirterore te personazheve dhe ngjarjeve qe paraqiten. Por ketu eshte edhe vlera e tyre njohese, qe s’mund te nenvleftesohet e te tejkalohet. Nuk ka shpjegim qe bashke me ujin te hedhim dhe femijen nga govata, pra talentin dhe shpirtin krijues te kineasteve shqiptare. E si tia bejme romanit dhe filmit “Beni ecen vete”, edhe ai komunist na qenka?! Po “Tela per violine”? Une po them edhe tregimin e ngrohte te Agollit “Njeriu i mire”, i bere film, ani pse ka diku ate mbishtresimin propagandistik te njeriut qe vjen nga “baza” etj., a nuk na flet per ca gjera te verteta te kohes? Dakord, e ka persiper nje cipez morali te kohes, po dashuria e tij, karakteri i tij, ngjarja qe ndodh, meskiniteti i Kiço Peles?! Keto e demtojne valle publikun e sotem? Po vlerat e tjera, po thelbi, po bukuria estetike, duhet t’i flakim nga filma te tjere sivellezer? Ta hedhim poshte romanin dhe filmin “Njeriu me top”, se ky Mato Gruda u bashkua me komunistet ne luftë? Ja kujtoni pak romanin “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”. Eja e shkruaje nje roman te ngjashem si ky per nga gjetja, karakteri i zyrtarit te atrofizuar nga sloganet, vetemburrja, burokracia, mitomania, por dhe nga humori brilant popullor. Ja ashtu, me ate ironine dhe satiren e tij, ky roman si shume te tjere, i hiqte regjimit “gurin e fundit” duke perqeshur gjithe teprimet, shtremberimet dhe idiotesite e tij.

Veç me nje shikim te shpejte te letersise dhe artit te hershem, dhe fill zemerimi te pushton per ate mendesi perjashtueseqe, ben-ç’ben, nxjerr koken dhe tund bishtin. Ç’jane keto budallalleqe dhe ky ekstremizem i ri qe po shfaqet, kinse nen sloganin e rrezikut nga ndikimi komunist, duke e bere dhe ribere “gogol”, si dikur Marksi, por ne tjeter kontekst. Komunizmi, or zoterinj, ka vdekur me kohe e me vakt, eshte thjesht nje fantazem. Kjo eshte me shume nje frike e nje tabu e kalbur brenda trurit te disave, qe e shnderrojne ne kal beteje, ne instrument a doktrine te ashtuquajturin antikomunizmin e tyre, se sa pjese natyrore te vleres estetike dhe artit si te tille, qe funksionon dhe mbijeton ne marredheniet konkrete me pritesin e sotem. U çel edhe nje here ky diskutim kohe me pare dhe u duk i tejkaluar dhe anakronik, ndaj dhe u braktis, e jo me sot. Filmat qe publiku i do, i klikon pa urdhrin e askujt. Ate qe s’e do, e braktis. Dhe kjo eshte zgjidhja. Tutoret dhe tutorizmi s’jane veçse nje bezdi me shume, “kujdestar surrat patate, mire ia beme zoterise sate!”. Nganjehere keto, edhe pse kane shqetesimin e tyre per te shmangur çdo impakt negativ, jane me shume keqkuptime a keqinterpretime te vete artit si te tille, qe te kujtojnë 5 parimet e realizmit socialist e nder to ndalimin e gjithçkaje qe vinte nga jashte…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb