Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur”.

Këto janë fjalët që mbyll mesazhin e tij kryeministri Edi Rama për kryeministrin spanjoll, i cili po mendon të dorëhiqet për shkak të hetimeve që kanë filluar për përfshirjen e gruas së tij në korrupsion. Por çdo vendimmarrje politike merr parasysh kontekstin shoqëror të vendit. Pra, ka popuj që qindarkat e fundit i harxhojnë për bukë ose për të ikur nga vendi, ndërsa ka edhe popuj që i harxhojnë për barut. Të parët sundohen e skllaverohen të dytët krijonë mundësitë të jenë shoqëri demokratike.

Rama mund të ketë besim tek e vërteta e gruas se homologut të tij. Siç kishte besim të patundur tek “kumbllaxhinjtë” e skuadrës së tij.

Por besimi i tij nuk i hyn në punë as dreqit e rëndësishme është ku ka besim populli spanjoll edhe a pranon ai të skllaverohen apo të mbrojë me cdo kusht demokracinë.

E përfytyroj, kryeministrin spanjoll të prekur nga mesazhi edhe besimi i mikut të tij më të ri duke mërmëritur: “Eh, i dashur Edi, nuk kemi të gjithë fatin tënd”!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb