SHBA- Një Pikaçu gjigand prej bronzi u shfaq në mes të natës brenda në parkun “Coliseum Square Park”, në New Orleans, të SHBA-së.

Skulptura e vendosur në një burim uji që nuk përdoret më, u quajt “Pokemonument” nga artisti anonim i cili e krijoi atë, në kuadër të modës së momentit “Pokemon Go”, dhe brenda pak orësh ka fituar famë të madhe me anë të rrjetit social “Twitter”.

Trendy më i fundit është “Pokemon Go” ku të gjithë njerëzit anembanë botës janë përfshirë në këtë lojë, pavarsisht moshës.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb