Nga Artan Fuga

Cfarë shenje do të më jepte të kuptoja që ne jemi bërë qenie të ndërgjegjshme për fatet tona kombëtare?

Një që e kam fiksim është kur në vend të Skënderbeut mbi kalë te sheshi i kryeqytetit të kemi
shtatoren gjigande të Ali Pashës që në këmbë drejt si qiriri, pa kokë, të mbajë në njerën dorën kokën e vet, të prerë, me leshra të mpleksura dhe me gjak, dhe me dorën tjetër të bëj shenjë sikur na tregon rrugën nga duhet të shkojmë!

Të paktën kaq të bëjnë bizneset, ta financojnë këtë shtatore.
Po Skënderbeun çfarë ta bëjmë? Kur ta zbresim nga kali dhe ta vendosim në një fron mbretëror duke kapur mjekrën me dorë dhe u menduar duke parë në horizontet e së ardhmes, vendosur me kurriz nga Universiteti Politeknik duke parë Bulevardin në drejtim të maleve të Krujës, drejt
Mirditës, Shkodrës, Tetovës, Prishtinës, e po desh¨Pet tutje drejt Evropës Perëndimore!

Mbi kalë askush nuk mendon, prandaj sa dua Gjergjin aq e urrej kalin e tij! O Zot hyjnizojmë kalin që na ka grabitur kalorësin!

Deri atëhere, hajde i biem legenit kot! Historia jonë e shekullit 21 ka përfunduar, përndryshe me gjëma më të mëdha se këto që kemi parë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb