Aktori Leonardo DiCaprio mbytet në filmin “Titanic” dhe vritet nga burri i dashnores së tij në “The Great Gatsby”, por në filmin e ri “The Revenant” ai ka shijuar diçka krejt të re: Dhunimin nga arusha, shkruan Daily Mail.

Në paraqitjen e shkurtër të filmit, në të cilin DiCaprio ka rolin e Hugh Glass, ai sulmohet nga një ari, por në fund aktori del fitimtar.

“Ai dhunohet , dy herë”, ka shkruar Drudge Report. Kjo është vetëm njëra prej shumë skenave, në të cilat aktori përballet me shumë vështirësi.
Sipas këtij portali, ariu rrëshqet mbi Leon dhe nis ta sulmojë seksualisht.

Disa persona që e kanë parë filmin thonë se ka skena me të “futur”.
Por kompania Fox, që ka prodhuar filmin, thotë se nuk ka asnjë skenë me përdhunime.
“Të gjithë që kanë parë filmin mund të dëshmojnë se ariu në film është femër. Ajo e sulmon personazhin pasi ndjen se ai po i kërcënonte të vegjlit”.
Ndërkohë në historinë moderne nuk ka asnjë rast kur ariu të ketë përdhunuar ose sulmuar seksualisht një njeri.
40-vjeçari ditë më parë ka folur për këto skena në një intervistë për Yahoo Movies: “Këto skena, në mesin e shumë të tjerave, ishin më të vështirat që kam realizuar gjatë gjithë karrierës sime”.
Në një skenë të filmit, DiCaprio zhvishet dhe fle brenda një kali të ngordhur për t’u ngrohur.
Filmi në të cilin luan edhe aktori Tom Hardy, do të jepet premierë gjatë Vitit të Ri.
Ai është bazuar mbi romanin me të njëjtin titull, ku flitet për historinë e vërtetë të Hugh Glass, një gjahtar gëzofësh dhe roje kufitar.
Ai sulmohet nga një ari dhe mbetet i vetëm, në përpjekje për të mbijetuar në një dimër të ashpër.
Por megjithatë DiCaprio nuk ka marrë asnjëherë çmimin Oscar. Shpresojmë që ta fitojë me këtë film.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: