Brenda ditës së sotme anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të konfirmojnë zyrtarisht emrin e delegatit me të drejte vote që do t’i përfaqësojë në zgjedhjet e 2 marsit.

Po brenda datës 10 shkurt, nga anëtarët e FSHF-së, pra nga vetë klubet apo shoqatat, duhet të paraqiten edhe kandidaturat për president dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.

Për të qenë zyrtarisht kandidat për president të FSHF-së duhet që të të propozojnë 5 klube ose 5 anëtarë të FSHF-së. Ndërsa për të qenë kandidat për Komitetin Ekzekutiv duhet të të propozojnë minimalisht 2 anëtarë të FSHF-së.

Në bazë të statutit, vendimet do të jenë të vlefshme nëse në asamblenë e 2 marsit është e pranishme shumica, pra më shumë se 50% e anëtarëve me të drejtë vote. Nga 37 anëtarë pjesëmarrës, të drejtë vote kanë gjithsej 55 delegatë. Panorama Sport

Anetaret
Anetaret

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb