Gjatë intervistës së dhënë për AS, Marco Asensio, sulmuesi i Paris Saint-Germain, tregoi këndvështrimin e tij për ndeshjen e së mërkurës kundër Barcelonës në Champions.

“Eliminoni Barçën për t’i bërë një nder Realit? Epo, favori i parë do të ishte për ne. Ne jemi ata që duam të kalojmë, jemi entuziastë dhe tashmë po përgatitemi për garën. E kemi ndeshjen e parë në shtëpi, do të jetë e rëndësishme të marrim një rezultat të mirë, tifozët tanë do të na mbështesin. Jemi të emocionuar, po vijnë muajt kur mund të fitojmë tituj” – tha Asensio, i cili më parë ka luajtur për Realin.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: