Pas sherrit në derbi dhe polemikave të mëdha që e shoqëruan atë, Zlatan Ibrahimovic shtrin “dorën e paqes” në drejtim të Romelu Lukaku. Sulmuesi suedez u prezantua si i ftuari special në “Festivalin e Sanremos” duke i bërë edhe një ftesë rivalit të tij interist.

Evek2ryxeauypyz
Evek2ryxeauypyz

“Do të ishte i mirëpritur. Nëse do të vijë, do ta pres/ Me të nuk kam asgjë personale. Ajo që ndodh në fushë mbetet në fushë”, ka thënë Ibrahimovic. Ndryshe nga sinjali i pajtimit për Lukaku, futbollisti i Milanit nuk ka pranuar të ndalë përplasjen në distanë me yllin e basketbollit amerikan LeBron James, i shigjetuar edhe më parë nga Zlatan se po përdor imazhin e tij për politikë.

Skysports Zlatan Lebron James 5286332
Skysports Zlatan Lebron James 5286332

“Racizmi dhe politika janë dy gjëra të ndryshme. Ne atletët e bashkojmë botën, ndërsa politika e ndan. Nuk ka rëndësi nga vjen. Mesazhi im është që atletët duhet të bëjnë atletin dhe polikanët duhet të bëjnë politikën”, ka vijuar Ibrahimovic.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb