Për Ashley Graham dita e madhe erdhi më në fund. Në 18 janar modelja plus size ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë që ka lindur nga dashuria me regjisorin Justin Ervin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Eventi është njoftuar në rrjetet sociale në një distancë prej disa ditësh, por pa zbuluar emrin e të voglit.

Ka qenë një shtatzëni e jetuar e gjitha në rrjetet sociale ajo e Graham. Që nga njoftimi i shtatzënisë, Ashley ka ndarë foto ku tregonte barkun, por edhe foto ku shfaqej plotësisht nudo. Tani që është bërë nënë, ajo po shijon këto momente larg nga Instagrami, por fansat presin me padurim ndonjë informacion më shumë për beben e saj.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb