Në kryeqytetin rus Moskë janë rivendosur disa masa kundër përhapjes së koronavirusit (COVID-19).

Duke deklaruar se rastet me COVID-19 janë duke u rritur në qytet, kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergej Sobyanin tha se epidemia mund të përkeqësohet në javët e ardhshme.

Duke theksuar se kanë vendosur të shtrëngojnë masat kundër COVID-19 në qytet, Sobyanin tha se aktivitetet e ambienteve argëtuese, restoranteve, bareve dhe kafeneve janë të ndaluara midis orës 23:00 dhe 18:00.

Siç tha, ata kanë kaluar në mësimin në distancë në universitetet e qytetit. Sobyanin theksoi se aktivitetet sportive mund të mbahen me leje.

Duke theksuar se ngjarjet kulturore po ashtu janë të ndaluara përkohësisht, Sobyanin tha: “Shkalla e shfrytëzimit të teatrove, kinemave dhe sallave të koncerteve nuk duhet të kalojë 25 për qind”.

Sipas tij, kampet për fëmijë dhe programet argëtuese për fëmijët në qendrat tregtare janë gjithashtu të ndaluara. Sobyanin shtoi se këto masa do të zbatohen deri më 15 janar të vitit 2021.

Rusia sot ka shënuar 20.977 raste të reja me COVID-19 dhe 368 vdekje ndërsa autoritetet kërkojnë masa më rigoroze për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Nga rastet e reja të raportuara në 24 orët e fundit, 5.902 janë në kryeqytetin Moskë, tregojnë të dhënat e fundit.

Numri i rasteve në vend tejkaloi shifrën 1.81 milionë ndërsa numri i vdekjeve u rrit në 31.161.

Rusia të hënën raportoi 21.798 raste të reja të virusit, që është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb