Fëmijët e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis vodhën gjithë vëmendjen në ndeshjen e WNBA me paraqitjen e tyre të parë publike.

Wyatt, 10 vjeçe, shpërtheu në lot gëzimi teksa takoi yllin e WNBA, Caitlin Clark, pasi ekipi i Indiana Fever fitoi ndeshjen e tyre të parë WNBA të sezonit. Mila u fotografua me një pulovër blu të hapur dhe xhinse të gjera teksa fshinte lotët e vajzës së saj.

Dimitri, 8 vjeç, dukej i entuziazmuar dhe plot lumturi teksa pozoi me një kapuç të Iowa Hawkeyes për një foto me yllin e WNBA.

Ashton dhe Mila gjithashtu u bashkuan për një foto familjare me lojtaren e preferuar të fëmijëve të tyre. Një video e regjistruar nga fansat kapi gjithashtu paraqitjen e rrallë publike të Ashton dhe Mila me fëmijët.

Ashton gjithashtu ndau momentin në Instagram me një foto të tij me yllin 22-vjeçar të basketbollit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: