Që nga dita kur u transferua tek Inter, Kristjan Asllani po kalon momentin e tij më të mirë me fanellën zikaltër. Fillimi ishte shumë i vështirë, ku përpara tij kishte dy lojtarë si Brozovic dhe Calhanoglu, ndërsa minutat nga Inzaghi ishin me pikatore, por besimi i drejtuesve të klubit ishte i madh te talenti kuqezi aq sa shitën Brozovic për t’i mundësuar pak më shumë minuta Asllanit. As ky fillim sezoni nuk ishte i lehtë, dukej sikur situata po përsëritej, por pas paraqitjeve të shkëlqyera me Shqipërinë, Asllani fitoi më shumë besim duke fituar edhe më shumë minuta në radhët e Interit.

Asllani Silvinjo
Asllani Silvinjo

Tani Simone Inzaghi beson shumë tek Asllani, duke e aktivuar në sfida shumë të rëndësishme. Nga Atalanta, te Roma për të vijuar në Champions me Salzburg, në këto sfida, për sa kohë ishte në fushë, Asllani ishte fantastik duke bërë që tashmë Inzaghi ta nxjerr nga merkato, më saktë të jap bekimin e tij që beson te ky lojtar, detaj që e zbuloi eksperti i merkatos, Fabricio Romano:

Asllani
Asllani

“Deri katër javë më parë, ai ishte një kandidat serioz për t’u larguar në janar. Por në ndeshjet e fundit, ka ndryshuar historinë e tij”, tha eksperti i merkatos, duke e bërë të qartë se tani Asllani mund të ishte pak më i qetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: