Pas shumë konfirmimeve nga të gjitha anët, Kristjan Asllani do të bëhet një lojtar i Interit. Edhe pse zyrtarizimi nuk ka ardhur ende, në Itali kanë bërë publike edhe detajet.Bëhet fjalë për një marrëveshje 14 milionë euro plus 2 bonuse. Kanë qenë pikërisht këto shifra për të cilat kanë rënë dakord Interi dhe Empoli.
Klubi nga Milano do të nënshkruajë me futbollistin shqiptar një kontratë 5 vjeçare. Asllani do të zbarkojë në mesjavë në Milano, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.Te Interi janë të sigurtë se kanë bërë një afrim të rëndësishëm për të ardhmen.
(BalkanWeb)