Kur ka kaluar më shumë se një vit, është publikuar zyrtarisht raporti për shkaqet e aksidentit tragjik me helikopter që i mori jetën legjendës së basketbollit amerikan Kobe Bryant, vajzës së tij dhe shtatë personave të tjerë që ndodheshin në bord. Presidenti i Sigurisë Kombëtare të Transportit, Robert Sumëalt ka bërë të ditur se fajtor ishte piloti Ara Zobayan, që në 26 janarin e vitit të shkuar u ngrit në fluturim në kushte atmosferike të këqia me mjegull dhe re të ulëta, duke shkelur normat standarte federale.

Asnjë defekt në mjet, por piloti humbi orientimin dhe pasi kapi lartësinë maksimale, humbi edhe kontrollin e helikopterit përpara se të përplasej me një kodër. Duke qëndruar në raportin zyrtar, mjeti nuk ishte i pajisur me një instrument të nevojshëm për futurimet në kushte të vështira pamore, që sinjalizon afërsinë me terrenin. Gjithsesi, ky detaj thonë shumë specialistë nuk do ta evitonte aksidentin fatal. Ky raport i vjen në ndihmë familjarëve të personave që humbën jetën, që kanë ngritur padi kundër kompanisë së helikopterëve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb