Lajme të mira për Berat Gjimshitin dhe Atalantën. Asnjë frakturë për mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë, që mori një goditje të fortë në hundë gjatë ndeshjes së fundit kundër Crotone. Atalanta i druhej një ndalese të gjatë për futbollistin që mund të rrezikonte dy sfida të rëndësishme si ajo kundër Inter në fundjave dhe kundër Real Madrid në Champions më 16 mars.

Atalanta Vs Crotone Seria A Tim 2020/2021
Atalanta Vs Crotone Seria A Tim 2020/2021

Por testet mjekësore kanë përjashtuar frakturën në hundë për Gjimshitin, I cili është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës bergamaske.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: