TIRANE

Në prononcimin për mediat në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama, komentoi edhe mesazhet drejtuar kreu të shtetit, pasi opozita dogji mandatet, të publikuara nga vetë ky i fundit, në një konferencë për mediat.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, Rama tha se nuk ka nevojë për plane për të eleminuar opozitën, pasi ajo është në kapacitet të plotë për t’u vetëeliminuar.

“Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë, nuk ka nevojë për plane për të eleminuar opozitën sepse është në kapacitetet të plotë për tu vetëeliminuar. Procesi vijon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë qorrazi. E rëndësishme për ne është ti qëndrojmë besnik të gjithëve, atyre që na votuan por edhe që s’na votuan. Këto historitë 7*7 bëjnë 42, ia kemi lënë opozitës. PS e kandidatët kanë marrë mbështetje përtej cdo pritshëmrie, dhe mbi këtë bazë kemi nis punën për fitoren e radhës në 2021” u shpreh Rama.

Duke komentuar deklaratat e opozitës, se maxhoranca qeverisëse u braktis nga 85% e shqiptarëve më 30 qershor, Rama solli në vëmendje deklaratat e e tij në fushatë.

“E kam thënë në fushatë që ata do të ndëshkohen nga vetëpërjashtimi dhe në procesin e vetëvrasjes do të bërtasin fitore. Fitore të tilla pacin gjithmonë ua uroj, por ajo që mbetet është rezultati i vullnetit sovran të popullit shqiptar. “ u shpreh Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb