Novak Djokovic triumfon për herë të nëntë në Australian Open, duke mundur në finale Daniil Medvedev. Tenisti serb mbron titullin Grand Slam për herë të tretë radhazi, duke u konfirmuar si raketa numër një e botës në tenisin për meshkuj.

Djokovic vuajti vetëm në setin e parë, ndërsa në dy të tjerët dominoi, duke I mbyllur me shifrat e njëjta 6-2, 6-2. Një sukses i rëndësishëm për Nole, pasi kaloi një periudhë të vështirë dhe në qendër të kritikave për sjelljen e tij jashtë fushave të tenisit gjatë valës së parë të pandemisë.
(balkanweb)