Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit. I pari që nisi fjalën në mbledhje ishte kryeministri Edi Rama.

FOKUSI I DIKUSTIMIT
Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24 nga Kryesia e Kuvendit tregoi se 4 do të jetë pikat ku do të fokusohet mbledhja e kryesocialistit Edi Rama me deputetët dhe ministrat e tij. Pika e parë ku do të mbështetet diskutimi është qeverisja dhe forcimi i saj, funksionimi i ligjit, apo dhe nisma e Re Kombëtare për Shqipërinë 2030-ës.

Sipas Gjençajt, kryeministrit Rama pritet të ketë mesazhe direkte për punën e ministrave, madje do të flasë edhe për kuadrin ligjor si dhe zbatimin e forcimin e tij. PS ka hyrë në një proces riorganizimi prej muajsh, një proces ky i rëndësishëm për këtë forcë politike. PS kur bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare e nis procesin e riorganizimit më herët, që përfshin dhe riorganizim në bazë, atje ku mblidhet vota. Sakaq, në datën 10 dhe 11 qershor do të mbahet kongresi i PS ku do të zgjidhen delegatët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb