Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes tragjike nga jeta të gazetarit të News24, Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Vlorë. AGSH e cilëson largimin e parakohshëm të gazetarit si një humbje të rëndë për familjen, kolegët, miqtë dhe gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë.
“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka marrë me dhimbje të thellë lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të gazetarit të News24, Enrik Mehmeti.
Për vite me radhë ai raportoi me përkushtim nga qarku i Vlorës, duke u dalluar për profesionalizmin, seriozitetin dhe angazhimin e tij në informimin e publikut”, thuhet në reagim.
AGSH i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmeti, redaksisë së News24 dhe të gjithë kolegëve që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
Në përfundim të mesazhit, Asociacioni thekson se kujtimi i Enrik Mehmetit do të mbetet i gjallë në gazetarinë shqiptare.
Telegram ngushëllimi i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka marrë me dhimbje të thellë lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të gazetarit të News24, Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Vlorë.
Largimi i parakohshëm i Enrikut është një humbje e rëndë për familjen e tij, të afërmit, kolegët, miqtë dhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë. Për vite me radhë ai raportoi me përkushtim nga qarku i Vlorës, duke u dalluar për profesionalizmin, seriozitetin dhe angazhimin e tij në informimin e publikut.
Në këto momente të vështira, AGSH i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmeti, redaksisë së News24 dhe të gjithë kolegëve që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
Kujtimi i Enrik Mehmetit do të mbetet i gjallë në gazetarinë shqiptare.
U prehtë në paqe!
