Adri Nurellari, anëtar i Kryesisë së PDK në Kosovë, në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24 ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk duhet të binte dakord me marrëveshjen me Serbinë, e cila ende nuk është firmosur.

Ai kujtoi se dikur Kurti ka qenë i gatshëm të niste një luftë civile vetëm që të ndalonte krijimin e Asociacionit, ndërsa tani mund të lejojë krijimin e saj.

Ndërkohë analisti Ismail Tasholli, ka deklaruar se marrëveshja që kërkohet të nënshkruhet tani, është shumë e ndryshëm nga ajo që u nënshkrua nga Hashim Thacci dhe Isa Mustafa, referuar faktit që dikur parashikohej krijimi i bashkimit të komunave me një bashkësi etnike, ndërsa tani kërkohet krijimi i saj vetëm me shumicë serbe, të cilëve de facto po u jepet një autonomi në administrimin e saj.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Nurrellari: Çollaku po dezinformon. Aty thuhet që do të implementohen marrëveshjet e mëparshme

Çollaku: Ti po manipulon. I referohet marrëveshjeve të mëparshme Asociacioni ka kaluar në Kushtetuese.

Nurellari: Kjo gjë nuk ka ardhur si rrufe në qiell të hapur, por kemi pasur një letër nga zyrtarët e BE ku nga 6 pika, 3 ishin për Asociacioni.

Edhe Escobar e ka sqaruar shumë mirë një çështje të tillë.

Shqetësimi kryesor nuk është stili i kameleonit të Kurtit, problemi thelbësor është kostoja për Kosovën. Asociacioni para 4-5 vitesh është nënshkruar pasi shihej si shkëmbim për njohjen. Procesi ka degraduar dhe nga një objektiv i një marrëveshjeje përfundimtare, kemi një marrëveshje të pjesshme të paplotë që ka në qendër Asociacionin dhe jo njohjen.

Edhe vetë Kurti e Bislimi para pak javësh kanë thënë që ky plan i shërben Serbisë pikërisht për këto arsye që them unë.
Kurti ka qenë i gatshëm të bëjë luftë civile për të ndaluar Asociacionin. Ne tani po lëshojmë edhe Asociacionin por edhe njohje nuk po marrim, që do të shtyhet për një moment të dytë.
Degradim i dialogut.

Çollaku: Nëse do të ishe ti në këtë pozicion, do ti thoni po ose jo një marrëveshjeje të tillë

Nurellari: Jo

Çollaku: po ultimatumi i SHBA dhe BE

Nurellari: Kurti në vend të krijonte një grup negociator bëri fushatë në Shqipëri.

Tasholli: Njohja de facto ka ndodhur shumë herë në Kosovë, që kur kanë pranuar të diskutojnë si palë të barabarta me ne, njohja e vulave, por nuk është ky problemi.
Asociacioni sipas juristëve ka avancuar për keq sepse nuk është i njëjti i nënshkruar nga Thaçi dhe Mustafa. Juristët thonë që ka një zgjatim sepse fillestari parashikonte një shumësi etnitetesh brenda jo vetëm serbe. Kjo është e radikalizuar.

Çollaku: Vendimi i Kushtetueses, a është Zaetnicë apo jo?

Tasholli: Kushtetuesja ka gjetur disa pika që janë kundër Kushtetutës.

Çollaku: Është Zaetnicë apo shoqatë:

Tasholli: Njerëz kompetent po thonë që nuk është ai i pari, ka degraduar sepse marrëveshja që pritet të nënshkruhet thotë se vetëmenaxhimi do të bëhet nga serbët ndërsa dikur nuk ishte kështu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: