Atalanta shkëlqen në Serie A. Ekipi i Gasperinit dhuron show në javën e 15-të duke thyer me “poker” golash Venezia. Bluzinjtë tani i bëjnë presion nga pranë kreut, duke kapur për momentin Inter në kuotën e 31 pikëve. Mario Pasalic ishte futbollisti i ndeshjes, autor i një triplete. Në fitoren e pastër 4-0, si gjithnjë protagonist ishte edhe Berat Gjimshiti.

Gjimshiti
Gjimshiti

Qendërmbrojtësi kuqezi zbriti sërish në fushë si titullar ndërsa u zëvendësua vetëm në minutën e 90-të: “Bëri presion ofensiv në mënyrë konstante, shpesh shkoi në sulm duke krosuar, nota 7, shkruajnë mediat italiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb