Djali i një ish-bosi të mafies ka qenë në shënjestër të të shtënave pas një konflikti në San Cipriano D’Aversa, Caserta, Itali. Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Tammaro Caterino, i cili ndodhej në një mjet tip “Fiat” jashtë një Bari, kur u qëllua me armë.

Plumbat kapën pjesën e pasme të makinës, në të cilën ndodhej dhe miku shqiptar i 44-vjeçarit. Tammaro Caterino është djali i Sebastiano Caterino (në foto), bosi i familjes Casalesi i vrarë më 31 tetor 2003.

Sebastiano Caterino
Sebastiano Caterino

Konflikti, sipas mediave italiane dyshohet se erdhi pas një debati për marrjen me qira të një makine. Në makinën e synuar ndodheshin personat e përfshirë, pikërisht Tammaro Caterino dhe një shtetas shqiptar.

Dy persona më pas arritën të arratiseshin. Pavarësisht të shtënave, nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë ka nisur hetimi për identifikimin e autorëve, por të dy u zhdukën pas ngjarjes, duke e bërë të vështirë për autoritetet gjurmimin e tyre.

Për të marrë më shumë informacione mbi ngjarjen, policia po shikon regjistrimet e kamerave të vëzhgimit në zonë. Këto pamje mund të japin të dhëna të rëndësishme për rrethanat që çuan në mosmarrëveshjen dhe për identifikimin e autorëve.

Pavarësisht versionit fillestar për motivet e ngjarjes, në realitet, ende nuk dihet nëse ka qenë ndonjë konflikt mes pjesëmarrësve në përleshje apo ka banda që po tentojnë të marrin në zotërim territorin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb