Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 ka komentuar mbledhjen e PS-së të kryeministrit Edi Rama.

Lubonja theksoi se kryeministri donte të mbulonte diellin me shoshë. Sipas tij, Rama në mbledhjen e PS-së ndau veten nga të tjerët, duke vijuar narrativën sikur i miri është vetë dhe të këqinjtë janë “të tjerët”.

Fatos Lubonja: Rama ndau veten nga të tjerët. Edi Rama dikur tha se është sistemi e jo punë individësh, por duket se kjo nuk del se është e vërtetë. Ishte përsëritje e asaj që thotë se ne do të ndërtojmë shtet. Kryeministri donte të mbulonte diellin me shoshë, por shosha është hapur shumë dhe duket. Edhe Veliaj është si ana tjetër e medaljes së Ramës, sepse Tiranën e kanë qeveritur të dy.

Grabitja e hapësirave publike që iu bëhet qytetarëve është bërë nga bashkia në Tiranë dhe qeveria. Kullat në Tiranë dalin nga thasët e krimit të organizuar. Bashkëpunimi i Edi Ramës me Erion Veliaj për mua është evidente. Rama donte të binddte të tjerët se unë jam i pastër. Korrupsioni tani është i llahtahshëm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: