TIRANE- Gazetari investigativ Artan Hoxha hedh dritë mbi të tjerë detaje nga krimi i dyfishtë në Sukth, ku humbën jetën ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dauti.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë’ në ‘News24’, Hoxha pohoi se tek i njëjti pronar ku viktimat kishin marrë makinën, qeveria shqiptare kishte marrë me qira një makinë të blinduar, me të cilën udhëtoi dhe ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel më 17 prill në vendin tonë.

“Personi që iu ka dhënë makinën viktimave është i njëjti që u qeveria mori dhe makinën e blinduar, me të cilën udhëtoi dhe ministri i Jashtëm gjerman gjatë vizitës së tij në Shqipëri”, tha Hoxha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb