Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në tentativë ndaj banesës së Erion Alibejt në Elbasan. “BalkanWeb” mëson se janë shoqëruar 10 persona. Sakaq ditën e djeshme janë arrestuar Arben Spahiu, kunatin e Erion Alibejt dhe Arsen Preci.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Elbasan u parandalua një ngjarje kriminale. Uniformat blu bllokuan një automjet brenda të cilit u gjetën  armatime dhe lëndë djegëse. Automjeti po përdorej nga dy persona, të cilët mendohet se ishin vrasës me pagesë.

Vendi ku u gjet automjeti, i cili po survejohej prej policisë ishte pranë pallatit ku jeton Erion Alibej, i cili po gjykohej si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Më herët, një grup kriminal kishte planifikuar që t’i vendoste Alibejt në pallat tritol dhe të hidhej në erë banesa e tij.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb