TIRANË- Atentati i ndodhur mbrëmë në kryeqytet solli vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve. Viktimë mbeti Fabiol Gaxha, 26 vjec, truproja i Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur bashkë me Leart Haton.

“BalkanWeb” mëson se Martinaj i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje në Spitalin e Traumës është jashtë rrezikut për jetën. Ai kishte marrë një plumb në qafë. Pas operacionit Martinaj, është dërguar në një spital privat.

Por ai që ndodhet në gjendje kritike është Leart Hato, të cilin e kanë bërë shosh plumbat. Ai ka plagë në bark, stomak, zorrë, mëlçi, plagë edhe në gojë dhe gjendja e tij është e rëndë.

Policia ka blinduar spitalin e traumës, ndërsa në gjithë Tiranën janë ngritur pika kontrolli nëpër të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit. Po kështu policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja të cilat mund të hedhin dritë mbi krimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb