Atletico Madrid ka marrë një fitore minimale 0-1 në transfertë kundër Alaves në takimin e vlefshëm për javën e 35-t të “La Liga-s”. Golin e fitores e realizoi Gameiro në minutën e 78-t të takimit, duke mos falur nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë 3 pikësh Atletico i ka hequr mundësinë Barcelonës të festonte titullin që në këto momente. ‘El colchoneros’ janë në kuotën e 75 pikëve, 8-t më pak se katalnasit e vendit të parë.

Gjithsesi, sonte Barcelona mund të sigurojë matematisht titullin. Në rast fitoreje apo barazimi kundër Deportivo La Coruna-s ekipi i drejtuar nga Ernesto valverde do të sigurojë titullin e 25 në histori.

Kujtojmë që Barcelona ka 2 takime më pak se Atletico dhe për titullin është çështje kohe.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb