Atletico Madrid kërkon që sezonin e ardhshëm të jetë pretendente për trofetë e mëdhenj dhe ky synim mendohet se ka bindur Griezman të qëndrojë edhe në të ardhmen.

Madrilenët sigurisht që këtë mund ta arrijnë vetëm nëpërmjet merkatos cilësore dhe si rrjedhojë kanë gati përforcimin e parë. Ai do të vijë nga “Seria A”, konkretisht nga Milani.

Bëhet fjalë për Suso-n, futbollistin spanjoll që ka deklaruar më parë se do të qëndrojë te “djalli”, por duket se një telefonatë e Simeone-s i ka ndryshuar mendjen.

“AS” shkruan se Atletico nuk kërkon të negociojë dhe për këtë arsye do t’i paguajë Milanit klauzolën e largimit, 38 mln euro.

Italianët do të përfitonin financiarisht dhe do të ishte një operacion i këndshëm në merkato, për një futbollist që e mori gratis nga Livepool në vitin 2015.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb