Atletico Madrid ka lajmëruar me një mesazh në Twitter zgjatjen e kontratës të Antoine Griezmann deri në 2023-in.
Gjithashtu, madrilenët kanë zyrtarizuar edhe blerjen e Thomas Lemar nga Monaco për 70 milionë euro.
Por nuk mbaron me kaq, sepse bardhekuqtë kanë lajmëruar edhe zgjatjen e kontratës së Luca Hernandez deri në 2024-ën.
Sezon i ardhshëm i La Liga-s pritet të jetë një luftë treshe mes Barcelona-s dhe dy ekipeve të Madridit.