SPANJA

Atletico Madrid tregon se do të jetë pretendent kryesor për titullin në La Liga. Kampionët në fuqi treguan ‘dhëmbët’ në transfertën brenda qytetit përballë Getafes.

Mitroviç shënoi i pari për vendasit, por në 12 minutat e fundit Luis Suarez që tani mund të quhet dhe vetaran shënoi dy golat që sollën fitoren.

Gjithsesi, Atletico Madrid është përkohësisht në krye të La Ligas pasi Real Madrid me një ndeshje më pak luan nesër dhe në rast fitore ‘Los Blancos’ kalojnë në vend të parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb