Atletiko e Madridit qan shuarjen e një talenti të ri. Kristian Minkola, sulmuesi i ekipeve të moshave të “colchoneros”, ka vdekur në moshën 14 vjeçare. Nuk janë bërë të ditura arsyet e vdekjes së të riut, por në një komunikatë zyrtare, klubi ka deklaruar se do të ulë flamujt e klubit në gjysmë shtizë në kujtim të adoleshentit.

“E tmerrshme është ndjesia e paaftësisë që të lind në situata të tilla. Këto ditë kanë vdekur shumë njerës për shkak të koronavirusit apo sëmundje të tjera dhe pamundësua për t’i përcjëllë ashtu siç duhet të copëton zemrën. Kristian ishte vetëm 14 vjeç, jemi pranë famijes së tij,” ishin fjalët e Gil Marin, administratorit të Atletikos.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb