Audi ka krijuar një karburant të ri për motorët me djegie të brendshme, që me shumë mundësi do të jetë një revolucion, duke qenë se prodhuesit e makinave po mundohen të luftojnë ndryshimet klimaterike. Më parë është prodhuar naftë sintetike me dyoksid karboni dhe ujë.

Impianti pilot i Audit për këtë projekt, vendosur në Dresden, prodhoi sasinë e parë të “e-diesel-it” këtë muaj. Për të përkujtuar këtë arritje, Ministrja Federale Gjermane e Arsimit dhe Kërkimit, Johanna Wanka, shtoi disa litra të naftës sintetike në Audi-n A8. E quajtur “blue crdue”, nafta sintetike u krijua duke përdorur elektricitetin nga burime rinovuese, si ajri, hidrocentralet, apo drita diellore, dhe më pas prodhon hidrogjen nga uji nëpërmjet elektrolizës së kthyeshme.

Hidrogjeni i përfituar më pas përzihet me dyoksid karboni, i cili është transformuar në monoksid karboni pas dy proceseve kimike, reaksionet pasuese prodhojnë lëng që vjen nga hidrokarburet. Karburanti sintetik mund të përdoret duke e kombinuar me naftë konvencionale, një praktikë normale me karburante bionaftë, citon krokodili. Impianti pilot i Audi-t në Dresden do të jetë në gjendje të prodhojë 42 galonë naftë sintetike në ditë për disa muaj.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: