“Alo zjarrfikësit? Jam 70 vjeç dhe nuk ju ndihmoj dot, por dua t’iu them që jam pranë jush në punën që po bëni atje. Kam bërë tortelini, kam vënë në zjarr edhe supën. Nëse do kisha mundësi t’ua sillja këtë tenxhere, do ta bëja me gjithë qejf. Por ndodhem këtu në Gaggio Montano dhe nuk vi dot deri atje. Po bëni punë shumë të mirë, ju shikoj dhe qaj.

I thashë bashkëshortit tim, ne hamë këtu tortelini, po ata as nuk kanë ngrënë. A do kenë ngrënë që dje në orën 3.”

Kjo është telefonata prekëse që një grua e moshuar u ka bërë më 25 gusht zjarrfikësve, të cilët po punojnë për të nxjerrë nga gërmadhat personat e bllokuar pas tërmetit të 24 gushtit, që shkaktoi 278 të vdekur në Italinë Qendrore.


(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb