E ftuara speciale e kësaj jave në “Dola te Ola” ishte Aurela Gaçe, ku ndër të tjera foli edhe për marrëdhënien që ajo ka me familjarët e saj.

“Kam qenë më fat që kam patur një nënë heroninë” tha ajo. Aurela tregoi se sikurse sot edhe në moshë të vogël ka qenë një vajzë rebele, dhe zbuloi se meqenëse nuk ka qenë ashtu si babai i saj donte me mësime, gjithmonë e ka patur të nevojshme që t’i tregonte atij arritjet e saj në muzikë.

Aurela ka një vëlla dhe një motër të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë. A ajo tregoi se ata janë përballuar me emigracionin të vetëm që në moshë të vogël. I vëllai është larguar në moshën 14-vjeçare në Itali dhe e motra në SHBA kur ishte vetëm 15 vjeçe. Këngëtarja tregoi se me motrën ka 11 vite diferencë dhe padashur ka marrë rolin e nënës për të.

Aurela foli në program edhe për fillimet e veta në Tiranë, ku tha se ka jetuar në shtëpinë e vajzës e hallës për 3 vite resht dhe shprehu në program mirënjohjen e pafundme për ta. Më vonë Aurela tërhoqi prindërit e saj në Tiranë, të cilët edhe tani që ka krijuar familjen e saj i ka afër.

Vajzat e këngëtares po rriten me gjyshërit afër dhe janë dy gjyshet ato që kujdesen për to gjatë kohës që ajo është e angazhuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb