Studiuesi Auron Tare, në një lidhje me Skype nga SHBA, në emisionin Open në News 24 foli për “luftën” e Donald Trump ndaj USAID.

Tare theksoi se ka shumë mundësi që shumë projekte të USAID do të riformatohen ose do të pezullohen. Ai shtoi se Shtëpia e Bardhë do që të vendosë USAID-in në shinat e politikës amerikane.

Auron Tare: Shumë projekte të USAID pritet të riformatohen dhe do të pezullohen. Shtëpia e Bardhë do që të vendosë USAID-in në shinat e politikës amerikane dhe jo që organizata të jetë e pavarur.

Në përgjithësi lëvizja e Trump është pritur mirë, sepse mendohet se peshorja ka lëvizur aq majtas, sa krahët duhet të balancohen. Trump tha se FBI është politizuar shumë dhe deklaratat e tij kanë shkaktuar polarizim të mëtejshëm të shoqërisë amerikane.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb