Kërkesa globale ditore e naftës pritet të bjerë me 8,8% në vitin 2020 njoftoi dje Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në një raport të fundit mbi tregun e naftës për muajin nëntor.

“Zhvillimi i vaksinave kundër COVID-19 dhe shpresa për të pasur qasje të lehtë në to kanë përforcuar pritshmërinë e një përmirësimi në ekonominë botërore, më shpejt nga sa pritej”, tha IEA.

“PBB-ja vlerësohet të kthehet në nivelin e saj parapandemik deri në fund të vitit, por do të duhen disa muaj përpara se të reflektohet në kërkesën globale të naftës”, shtoi agjencia.

Si rrjedhojë, IEA parashikon një rënie prej 8,8% të kërkesës ditore në 2020, e krahasuar me 2019, kurse niveli i kërkesës do të jetë 91,2 milionë fuçi në ditë.

Sipas studimit, kjo shifër do të rritet në vitin 2021, me 6,2% (ose 5,7 milionë fuçi në ditë), për të arritur 96,9 milionë fuçi/ditë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb