AUSTRI- Një person i armatosur ka qëlluar drejt një grupi njerëzish, që po ndiqte një koncert në një provincë të Austrisë duke lënë dy të vdekur dhe 11 të plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëvrarë.

Policia është shprehur se të shtënat me armë nisën pas një konflikti mes personit të armatosur dhe një gruaje në një parking makinash. Pas konfliktit ai nxori armën nga makina dhe u nis drejt turmës duke qëlluar drejt 150 personave, në dukje rastësisht, njoftojnë mediat e huaja duke shtuar se ai u kthye në parking dhe qëlloi veten.

Ndërkohë, raportohet se disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: