Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin e rrugës kombëtare Qafë Thanë-Librazhd. Aksidenti sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur  në vendin e quajtur “Pengu”.

Mësohet se një autobot i ngarkuar me naftë, me drejtues shtetasin moldav Andrei Buhne dyshohet se  ka humbur kontrollin mjetit dhe është përmbysur në rrugë.

Për pasojë automjeti tip “Hyundai”, që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, shtetasi moldav A. B., duke drejtuar një autobot të ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë.

Automjeti tip “Hyundai”, që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit “Hyundai”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: